Mein Haus Bau është një studio arkitekturore dhe konsulence që ndihmon klientët nga diaspora të ndërtojnë në Kosovë me siguri, qartësi dhe mbështetje profesionale në çdo hap.
Ne jemi një ekip profesionistësh nga fusha të ndryshme të ndërtimit dhe planifikimit. Në staf kemi arkitekt të licencuar në Gjermani dhe arkitekt të licencuar në Kosovë, çka na lejon të kuptojmë si standardet ndërkombëtare ashtu edhe rregullativat lokale të ndërtimit.
Fokusi ynë është të mbrojmë interesin e klientit, sidomos të atyre që jetojnë jashtë Kosovës dhe nuk mund të merren vetë me procedurat, dokumentacionin dhe mbikëqyrjen në terren.
✔ Transparencë në çdo fazë të projektit ✔ Verifikim i pronës para çdo investimi
✔ Komunikim i rregullt me klientët në diasporë ✔ Njohuri të sakta mbi rregullativat komunale dhe ligjore
✔ Koordinim profesional gjatë realizimit ✔ 100% Pergjegjesi dhe Transparencë
Misioni ynë është të bëjmë procesin e ndërtimit në Kosovë më të sigurt dhe më të qartë për diasporën. Ne besojmë që çdo investim duhet të bazohet në informacione të sakta dhe vendime të menduara mirë.